Ministri i Drejtesise, Ulsi Manja, ka reaguar pas sulmit kriminal ndaj Top Channel mbreme. Me ane te nje statusi ne Facebook, Manja teksa shpreh ngushellimet per viktimen, thekson se ” inkurajoj organet ligjzbatuese të bëjnë të mundur zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë”.

Reagimi i plote:

Dënoj me forcë dhe shpreh solidaritetin e plotë me Top Channel pas sulmit kriminal të mesnatës së mbrëmshme ku për pasojë humbi jetën dhe një punonjës i sigurisë. Njëherësh, inkurajoj organet ligjzbatuese të bëjnë të mundur zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë.

Ngushëllime familjes Kola për humbjen e trishtë të të dashurit të tyre.