Stresi ka treguar se çka do të bëjë me shumën e parave të fituara nga Big Brother VIP Kosova.

Ai është shprehur se këtë shumë do t’ia dedikojë nënës së tij.

“Nëna ime del në pension shumë shpejt, mendoj që edhe 3-4 muaj. Unë jam në një turne koncertesh aktualisht dhe vërtetë atë shumë ia dedikojë vetëm Shpresës sime, si një pension që ajo po del në pension, për krejt sakrificat.

Është shumë pak kjo shifër për nënën time, sepse ajo nuk ka çmim”, është shprehur Stresi.