Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në det në brigjet e saj lindore, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, pas protestës ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake nga Uashingtoni dhe Seuli.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JSC) tha se raketat u hodhën nga provinca Hwanghae e Koresë së Veriut pak para orës 8 të mëngjesit me orën lokale të hënën.

SHBA-të dënuan lëshimin e raketave balistike, si shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se stërvitjet ushtarake do të vazhdonin siç ishin planifikuar.

Nga ana tjetër, Japonia pretendon se predhat kanë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të saj. Sakaq, tha se ‘lëshimet e raketave balistike nga Koreja e Veriut, po kërcënojnë sigurinë dhe paqen e Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.’