Tirana sot është kthyer në një arenë të madhe festive me mbi 100 aktivitete në kuadër të Ditës së Verës.

Qytetarë të shumtë të të gjitha grupmoshave kanë mbushur sot kryeqytetin duke shijuar aktivitetet e ndryshme që nga muzika e deri tek sportet.

Ata gjithashtu kanë vendosur dhe veroret, me ngjyrat e bardha dhe të kuqe të cilat mendohen se janë fatsjellëse për një pranverë të begatë. Për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës kishte planifikuar 100 aktivitete të ndryshme.