Shumica e qytetarëve të Tiranës shprehen shumë pozitiv kur gjykojnë punën e bërë nga kryetari aktual i Bashkisë, Erion Veliaj. Në sondazhin e publikuar në emisionin “Top Story”, drejtori i kërkimeve të kompanisë “Angi Ricerche”, Fabio Biccari shpjegoi sondazhin që është bërë mbi zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku janë pyetur 1017 persona.

Sipas gjetjeve të këtij sondazhi, 56.1% e qytetarëve të cilët iu përgjigjën pyetjes “Në përgjithësi, si e gjykoni punën e kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj?”, janë shumë pozitivë dhe mjaftueshëm pozitivë.

Gjithashtu qytetarët janë pyetur edhe se “cilat janë gjërat më të mira që ka bërë kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj?”. Në lidhje me këtë çështje qytetarët në shumicë janë të bindur se rritja e hapësirës publike të disponueshme si parqe, kënde lojërash, kënde sportive etj, është një nga punët më të mira të kryetarit Veliaj. Këtë zgjedhje e mbështesin 28,9% e qytetarëve.

Në të dhënat e prezantuara nga sondazhi qytetarët janë të mendimit se pastërtia e qytetit apo dekori urban është një tjetër punë e mirë e kryetarit të Bashkisë së TIranës. Më tej, sondazhi vijon me infrastrukturën publike, mbrojtjen nga përmbytjet, kanalizimet dhe ujësjellësi, ndihma për grupet më të dobëta si të moshuar dhe invalidë etj.

Rritja e hapësirës publike të disponueshme (parqe, kënde lojërash, kënde sportive, etj.) 28,9%

Pastërtia e qytetit/dekorimi urban 22,8%

Infrastruktura publike (rrugë, trotuare, ndriçim, etj.) 20,7%

Përmbytje nga reshjet dhe/ose nga lumi Lana 20,1%

Shërbimet shëndetësore dhe asistenca mjekësore 18,7%

Kanalizime dhe ujësjellës 16,8%

Ndihma për grupet më të dobëta (të moshuar, invalidë, etj.) 16,3%

Rritja dhe përmirësimi i transportit urban/taksi 14,9%

Rritja e infrastrukturës arsimore (shkolla, çerdhe) 13,8%

Reduktimi i trafikut dhe ndotjes 12,9%