1 në 3 shqiptarë mendojnë se opozita ka nevojë për një lider të ri! Sipas rezultateve të sondazhit të institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për periudhën parazgjedhore, 33% e qytetarëve shqiptarë të anketuar, duan një lider të ri në opozitë, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.

34% e tyre kanë si lider të preferuar në opozitë për të fituar zgjedhjet Sali Berishën, i cili fiton ndaj Enkelejd Alibeajt që vlerësohet nga 19% e shqiptarëve. Më dobët si lider opozite, vlerësohet Ilir Meta, ku vetëm 1 % e qytetarëve të anketuar e mendojnë si lider të opozitës që të fitojë zgjedhjet.

Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës së përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën

Për futjen e përçarë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, shqiptarët bëjnë përgjegjës ish-kreun e PD-së Sali Berishën. Të pyetur nga ekspertët e Piepoli për se kush është përgjegjës i faktit që opozita do të paraqitet e ndarë në zgjedhjet e 14 majit, 58 % e shqiptarëve mendojnë se është Sali Berisha. Vetëm 24% prej tyre bëjnë përgjegjës ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën, ndërsa vetëm 5% bëjnë përgjegjës kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. 13% e shqiptarëve po ashtu mendojnë se edhe Edi Rama është përgjegjës për futjen e opozitës së përçarë në zgjedhjet e 14 majit.