Kandidati i Foltores, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi e sheh fitoren e 14 majit si një mundësi për të punësuar militantët e Partisë Demokratike. Këlliç zhvilloi sot një takim me të rinjtë e FRPD-së, ku ishte i pranishëm dhe Berisha. Nga ky takim Belind Këlliçi paralajmëroi spastrimet në administratë vendore të Bashkisë së Tiranës.

Unë kam thënë para pak ditësh që jo të gjithë i ka bërë të kënaqur, faktin që minimalisht 30 përqind e punonjësve në Bashkinë e Tiranës do të vijnë nga radhët e të rinjve”, deklaroi Këlliçi.

Kjo nuk është hera e parë që Belind Këlliçi kërcënon me largime nga puna. Edhe më herët Këlliçi ka deklaruar se sapo të vijë në bashki do të largoje njëherëz nga puna.

“Fitoren e marrin demokratët që janë papunë, kanë 10 vjet, janë në opozitë”, ka deklaruar më herët Këlliçi.