Një shpërthim në sipërfaqen e Diellit ka krijuar një gropë të madhe sa 20 herë diametri i Tokës. Ky është shpërthimi i dytë që ndodh brenda javës së fundit dhe rrezatimet që do mbërrijnë me erën diellore me shpejtësi 2.8 mln km/orë do prekin Tokën brenda 31 Marsit.

Shpërthimi i 23 Marsit shkaktoi në Tokë aurora të shumta boreale, të gjitha spektakolare. Ndërkohë që rreziku si pasojë e kësaj rrymë diellore nga këto luhatje në sipërfaqe të tij, qëndron se prek gjithashtu satelitët, e për rrjedhojë sistemin GPS dhe telekomunikacionet, duke shkaktuar dëmtime, pasi energjia e çliruar është tej masë e fuqishme.

Profesori i Fizikës Hapësinore Mathew Owens shpjegon se fenomenet e kurorave diellore dhe ajo çka clirojnë mbërrijnë në atmosferën e Tokës rreth 2-3 ditë më pas, por shton se kësaj here,nga vrojtimet rezulton se nuk janë tejet të dhunshme, për të dëmtuar sistemet tona të komunikimit.