Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj është shprehur se qeveria është ende nuk ka politikë mbështetëse për pensionistët në muajn prill siç kishte parashikuar më herët kryeministri Rama.

“Ne kemi parashikuar në buxhet për këtë vit një fond i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë për rritjen e pagave dhe do synojmë që pagat të rriten gjatë vitit. Njëndër hapat që ndërmorëm është rritja e pagës minimale. Jo vetëm në administratë. Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill.”- tha Ibrahimi.