Një shkollë shqiptare ka arritur të marrë çmimin e parë në sfidën e kodimit me projektin ‘Sera miqësore’. Bëhet fjalë për shkollën ‘1 Qershori’ në Kukës që mori pjesë në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshillit Britanik, pjesë e programit “21st Century Schools” që u mbështet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ambasada Britanike në Tiranë.

Nxënës nga shkollat fillore Vlora, Lezha, Elbasani, Durrësi, Korça, Tirana dhe Kukësit patën mundësinë të demonstrojnë se si zgjidhen problemet në komunitetet e tyre duke përdorur pajisje mikro:bit.

Juria e përbërë nga tre anëtarë, përzgjodhi tri projektet më të mira nga dhjetë ekipet pjesëmarrëse, të cilat prezantuan projektet e tyre në këtë sfidë, çmimet e tjera u fituan nga shkollat si më poshtë:

– Shkolla “Qemal Haxhihasani” Elbasan, e cila u rendit e dyta me projektin “Matja e diferences potenciale”.

– Shkolla “Ismail Qemali” Vlorë, e cila u rendit e treta me projektin “Përllogaritësi i Kostos së Energjisë Eletrike në Shqipëri”.

Një çmim tjetër u dha per Inovatorët e Rinj, për shkollën Marie Kaçulini, Durrës me projektin “Future house”.

Përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilesësë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) theksuan edhe njëherë rëndësinë e programeve të tilla, si “Shkollat e Shekullit 21-të“, të cilat i japin mundësinë të gjithë fëmijëve të marrin dije të përgjithshme dhe të shprehin plotësisht talentet e tyre, të mbështetur sigurisht nga mësues të përkushtuar dhe me përvojë.

Fëmijët nga klasa e parë e deri në klasën e katërt treguan kreativitet dhe përkushtim në planifikonim dhe zbatimin e projekteve inovative së bashku me ndihmën e mësuesve të tyre. Juria vlerësoi ekipet për përfshirjen e informacionit, dhe përdorimin e aftësive dhe kreativitetit të sapo mësuar në zgjidhjet që ata kërkojnë për të ndihmuar komunitetet e tyre në tejkalimin e problemeve që hasin gjatë pëditshmërisë së tyre.

Sot në tryezën e rrumbullakët e organizuar në Tiranë, fokusi kryesor u vendos në zhvillimin e Aftësive Dixhitale dhe CTPS në sistemin arsimor në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit profesional të mësuesve.

Qëllimi i panelit ishte të ndante dhe diskutonte përvoja pozitive me të gjithë aktorët e arsimit për promovimin e zhvillimit të aftësive dixhitale përmes zhvillimit të aftësive të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve (CTPS) në procesin mësimor, si dhe në vijimin e bashkëpunimit për sfidat dhe tejkalimin e tyre së bashku.

Gjatë kësaj tryeze pikat kryesore ishin:

– Impakti dhe bashkepunimi për programin Shkollat e Shekullit 21-të, u përcoll nga .Nina Guga zv.Ministre e Arsimit dhe Sportit në Shqiperi, si dhe Gerti Janaqi, Drejtor i ASCAP, të cilet në fjalën e tyre prezantuan prioriteteve për shkollat dhe nxënësit në Shqipëri në lidhje me Aftësitë Kritike, dhe Aftësitë e Zgjidhjes së Problemeve ashtu edhe rendësinë e Aftesive Koduese.

– Në emër te British Council, Stela Durutovic, Menaxhere e Programit për Ballkanin Perendimor, foli për prioritetet e British Council në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të programit pikërisht në promovimin e Aftësive Kritike, të Zgjidhjes së Problemeve dhe Aftesive Koduese dhe rëndësinë e programit Shkollat e Shekullit 21-të në të gjithë Ballkanin Perendimor, ashtu si dhe në Shqiperi.

– Nje sukses shumë i madh në nivel kombetar u arrit nëpërmjet lancimit të platformës Self-Pace Moodle për zhvillimin profesional të mësuesve, një platfomë online e akredituar për trajnimin dhe zhvillimin profesional të mesuesve, e para në llojin e saj në Shqipëri, u prezantua nga Dorina Rapti Drejtoreshe e Kurrikules dhe Departamentit te Kualifikimit të Mësuesve në ASCAP.

Rreth Programit Shkollat e Shekullit te 21-të

Shkollat e Shekullit 21 është një program rajonal i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe hartuar dhe zbatuar nga Këshilli Britanik. Qëllimi i programit është të përmirësojë shkrimin dhe leximin digjital, të menduarit kritik dhe aftësinë e të zgjidhurit të problemeve, dhe programimin tek fëmijët e moshës 10 deri në 15 vjeç në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si edhe të krijojë një ambjent edukativ i cili inkurajon studentët të jenë inovativ, të aftë për të përdorur potencialin për teknologjitë e reja në punët e tyre të ardhshme dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit.

Është programi arsimor më i madh i Ballkanit Perëndimor, që përfshin të gjitha shkollat fillore, më shumë se 4000 drejtorë shkollash, 18,000 mësues dhe përafërsisht një million fëmijë, si dhe shpërndau në shkolla më shumë se 100,000 mikrobit, kompjuter xhepi, dhe është një nga investimet më të mëdha në sektorin e arsimit në 10 vitet e fundit. Programi i cili filloi në Tetor 2018 perfundoi ne Maj 2022, një program me një buxhet investimi 10 milion paund.

Dhe gjatë 5 viteve të fundit, ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm, dhe mund të shohim se si programi “Shkollat e Shekullit të 21-të” nga Këshilli Britanik i jep çdo fëmije mundësinë për të mësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe për të arritur potencialin e tij të plotë, e gjithë kjo me ndihmën e mentorëve me eksperiencë dhe të përkushtuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, arritëm të mbështesnim të gjithë sistemin arsimor në Shqipëri, duke frymëzuar mësuesit të ndihmojnë studentët të kapërcejnë sfidat dhe të zhvillojnë aftësi digjitale të cilën mund të mos e kishin patur më parë për shkak të ngarkesës mësimore në punën me ta.