Yevgeny Prigozhin ka paralajmëruar ministrin rus të mbrojtjes se Kievi po planifikon një ofensivë për të shkëputur forcat e Grupit Wagner nga pjesa më e madhe e trupave të Moskës.

Shefi i grupit mercenar pohoi se një “sulm në shkallë të gjerë” ishte planifikuar për në fund të këtij muaji ose në fillim të prillit në një konferencë shtypi dje.

Duke ndërmarrë hapin e pazakontë të publikimit të korrespondencës së tij me Sergei Shoigu, Prigozhin tha: “Unë kërkoj nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar shkëputjen e kompanisë ushtarake private Wagner nga forcat kryesore të ushtrisë ruse, gjë që do të çojë në pasoja negative për operacioni special ushtarak”.

Ai shtoi se do të jepte planin e tij se si t’i kundërvihej Ukrainës, por nuk zbuloi se si mori vesh për ofensivën e ardhshme të supozuar.