Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin sigurinë kibernetike të Shqipërisë.

Këtë javë, gjeneralmajor William Hartman, komandant i Forcës Kombëtare të Misionit Kibernetik të SHBA, ishte në Tiranë për t’u takuar me Koordinatorin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa dhe aktorë kryesorë të mbrojtjes kibernetike në qeverinë e Shqipërisë.

Hartman vizitoi Qendrën e të Dhënave të Policisë së Shtetit për të diskutuar fusha të mëtejshme bashkëpunimi.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë t’u përgjigjen aktorëve kibernetikë keqdashës që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët tanë”, bëri të ditur sot Ambasada e SHBA në Tiranë.