Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” rreth 80 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit domethënës.

Bëhet fjalë për ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore të cilëve iu është ndaluar hyrja në SHBA.

Mbi këtë lajm ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“Departamenti i Thesarit përcaktoi dhjetëra individë dhe subjekte për përfshirjen e tyre në korrupsion, përfshirë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Më tej, Departamenti i Shtetit vendosi publikisht kufizime vizash për mbi 80 zyrtarë të huaj të mëparshëm apo të tanishëm dhe anëtarët e ngushtë të familjes, çka si rregull i skualifikon për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit domethënës, si dhe të tjerë sipas Aktit të Angazhimit të Përmirësuar të Trekëndëshit të Veriut-Shtetet e Bashkuara. Për të zgjeruar ndikimin e këtyre mjeteve, ne u bashkërenduam me partnerë të huaj përmes nismave të tilla si ajo për Demokracitë kundër Strehave të Sigurta (DASH) dhe këshilluam qeveritë e huaja për miratimin e mekanizmave të ngjashëm”, ku shpërndan dhe njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.