Kryeministri Edi Rama ka vazhduar kritikat ndaj sekretares së brendshme britanike Suella Braverman, duke theksuar se ajo e dinte që po gabonte kur i quajti shqiptarët kriminelë, por kurrë nuk kërkoi falje.

“A mendoni se Suella Braverman nuk e dinte se po thoshte diçka të gabuar. Politikanët thonë gjëra të gabuara dhe pendohen më pas, më ka ndodhur dhe mua. Ndonjëherë fjalët shpëtojnë, por më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq.

Kështu që nuk mund të bësh asgjë për ndryshimin e perceptimit për shqiptarët në Britani. E vërteta e komunitetit shqiptar ka kontribuar shumë dhe duhet të jetojnë më gjatë se Braverman. Jini krenarë nga vini dhe nderoni flamurin britanik dhe atë shqiptar.

Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që ju është dhënë nga të tjerët për të mbledhur vota, do të ekzistojnë gjithmonë për aq sa do të ekzistojë demokracia”, u shpreh Rama në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.