Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’, i ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane.

‘Mirëmëngjes dhe me tregun e ri agroushqimor në Farkë, një hapësirë e re shembullore me kushte shumë më të mira në çdo aspekt për fermerët e për konsumatorët, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë me Bashkinë e Tiranës, ju uroj një të diel të mbarë.’- shkruan Rama.

Tregu AgroPark Tirana pritet të sjellë fitime më të larta të fermerëve falë çmimeve më të ulta të qiradhënies dhe mos-tarifimit të çdo produkti që qarkullon në treg, si dhe çmime më të lira për konsumatorin.