Është një prej oazeve më të mira të biodiversitet që të ofron natyra. Pamje të mrekullueshme nga Laguna e Kune-Vainit ka publikur më nëngjesin e sotëm Kryeministri Rama, teksa ka uruar shqiptarët për një fundjavë të mbarë. Rama thekson se laguna ka rilindur falë masave të marra për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

“Mirëmëngjesi, dhe me kolazhin e pamjeve të lagunës së Kune Vainit, një prej oazeve tona më spektakolare të biodiversitetit, mrekulli e natyrës që ka rilindur falë masave të marra për zonat e mbrojtura, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa postimin e shoqëron me pamje nga laguna.