Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtuesen e re të Kadastrës. Pas shkarkimit të Artan Lames, kreu i qeverisë ka prezantuar sot Dallëndyshe Bicin, ndërsa ka nënvizuar se është koha që të mbyllen përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.

‘Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet.’Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it. – tha Rama.