Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Alban Daci e ka konsideruar si të turpshëm qëndrimin e disa prej deputetëve demokratë gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë, ku Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledio Nallbati u dakordësuan me sugjerimin e Jorida Tabakut për të mos nxjerrë kandidatë për kryebashkiakë përpos atyre për këshilltarë bashkiakë.

Daci shkruan se një qëndrim i tillë nuk justifikon arsyet përse demokratët mbështesin këtë forcë politike.

“Tentativën e disave- që për fat të keq vazhdojnë të jenë akoma nën logon e PD, që akoma tentojnë ta ndëshkojnë këtë subjekt politik duke aluduar se nuk duhet të ketë kandidatët në zgjedhja- është e turpshme, e pa moralshme dhe nuk justifikon as arsyet e as qëllimet përse demokratët vazhdojmë të besojnë e ta mbështesin këtë forcë politike. Lidershipi është edhe çështje burrnie, me këtë cilësi çdo kush lind dhe nuk bëhet rrugës”- shprehet Daci.