Vlora Hyseni është emri i ri, që kryeministri Edi Rama i ka propozuar sot (17.03.2023) Presidentit Begaj për emërimin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ndërkohë Vlora Hyseni më herët është shkarkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën.

Kush është Vlora Hyseni?
Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj në Kosovë.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.