Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u pyet lidhur me propozimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH dhe faktin përse nga ana e Presidentit Bajram Begaj është hezituar të realizohet dekretimi.

Rama theksoi se nuk do të japë përgjigje lidhur me këto çështja të cilat sipas tij janë vetëm thashetheme, duke shtuar se do të përgjigjet lidhur me ekonominë e vendit, apo mirëqenien.

Pyetje: A keni informacion përse presidenti po heziton të dekretojë emrin që ju keni propozuar për në krye të SHISH , duke iu referuar edhe një takimi të fundit që keni pasur me zotin Albi Kurti dhe a keni marrë informacion përse është shkarkuar nga detyra.

Rama: Nga unë do të dëgjoni, pagat , ekonomia, mirëqenia e njerëzve dhe transformimi i përgjithshëm Këto thashethemet e katundit tonë politik dhe mediatik i kemi bërë bashkë për shumë vite dhe unë nuk kam më shumë kohë për këto pyetje.