Ervin Kulluri komentoi sot kandidatin e “Foltores” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Ai tha se Këlliçi nuk është një vlerë e shtuar e PD dhe se ai nuk është kandidat i PD, por e pjesës së elektoratit që mbështet Berishën.

“Këlliçi është kandidat i “Foltores” dhe jo i Partisë Demokratike. Këlliçi përfaqëson një pjesë të elektoratit të PD që mbështet Berishën. Këlliçi nuk ka bërë asgjë ndryshe nga Berisha apo Basha, ka qëndruar njëherë pas njërit dhe më pas pas tjetrit.

Këlliçi nuk është një vlerë e shtuar për PD. Në momentin që votuesit e PD janë të përçarë, propaganda nuk e kalon dot realitetin. Të gjithë flasin për atë që nuk janë dhe jemi në këtë situatë ku njerëzit dëgjojnë gafat e Big Brother, sesa të dëgjojnë politikanët. Unë parashikoj një bojkot masiv në këto zgjedhje. Elektorati gri po bëhet akoma edhe më i madh” tha Kulluri.

Në lidhje me premtimin e madh të këtij të fundit për transport publik falas, Kulluri tha se kjo është një shfaqje mediokriteti, duke shtuar se ai e bën këtë pasi nuk ka mundësi për të premtuar diçka reale. Sipas tij Këlliçi ka “0” shanse që të fitojë bashkinë e Tiranës, por në rast e fiton ai diku do t’i marrë ato lekë duke i shtrenjtuar shërbimet e tjera.
“Unë shoh si një shfaqje të mediokritetit. Ai është në pamundësi për të premtuar diçka reale dhe gjëja më e thjeshtë është të hedhin shashka.