Sylvinho, trajner i kombëtares: “Është një ndeshje e vështirë, pasi Polonia është një skuadër shumë e fortë. Jam i kënaqur me grupin dhe me punën që kemi bërë deri më tani. Pjesa më e bukur e futbollit janë minutat. Formacionin e kam në kokë, por jemi gati të 23 lojtarët që kemi grumnbulluar. Ne duam të luajmë në grup dhe jo me individë. Formacionin do ta zbuloni nesër, por duhet të kemi filozofinë e duhur. Të bëjmë sa më mirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Santos është një trajner shumë i mirë, ndërkombëtar, por ata që kanë fuqinë të vendosin janë lojtarët. Nesër do jenë në fushë lojtarët më të mirë dhe jam i sigurtë se do jetë një lojë e shkëlqyer.

Atmosfera që kam parë këto ditë është shumë e mirë. Jam i kënaqur pas 6 ditësh që kam punuar me kombëtaren. Futbolli është shumë i bukur për të patur frikë.

Ne do mbrohemi si skuadër dhe besoj te kjo filozofi. E vërtetë që kemi mungesa në mbrojtje, por kemi 23 lojtarë. Do punojmë si grup dhe polonia ka lojtarë si Leëandoëski që është një tjetër nivel, si messi si Benzema.

Objektivi nuk është I federatës, por edhe I kombëtares për të shkuar në Euro 24. Do luftojmë për cdo pikë dhe ata përfaqësojnë kombin shqiptar. Ne do bëjmë gjitjhcka për të marrë çdo pikë të mundshme. Rruga është e gjatë. Lewnadowskit nuk dua ti hyj si temë. Mua më pëlqen tui shoh këto lojtarë në fushë.”

Sokol Cikalleshi: “Polonia vjen pas një performance të mirë në Botëror. Duke pësuar dy gola e humb balancën, por më pas pamë se ka lojtarë individualist që luajnë në ligat më të fortë të Europës. Ne nuk duhet të mendojmë se kemi një ekip të dobët, por të fortë. Vetëm duke u impenjuar 100 % mund të arrijmë rezultat pozitiv.

Ne cdo ndeshje rezultati kryesor është fitorja, por duke parë se kemi një grup me 3 ekipe për dy vende. Nesër ne jemi këtu për një ndeshje kompakte, duke qenë të kujdesshëm për të mos pësuar gol. Kur të shënon Polonia të detyron pastaj të hapësh dhe mund të pësosh më shumë. Gjëra kryesore është most ë humbim, ndërsa kemi strategjitë tonë për të fituar.

Ne jemi një mkombëtare e vogël dhe çdo mungesë është e rëndësishme. Jam tip që nuk shoh te ato që na mungojnë, por se cfarë mund të bëjmë. Kemi shkuar në Europian duke qenë grup, duke qenë mbështetës me njëri tjetrin. Kjo ka rëndësi, sepse duke qenë të gjithë së bashku, bashkë me median, me tifozët mund ti bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.”