Policia Rrugore vijon kontrolle intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore njoftoi se kontrollet janë ushtruar, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

“Në 24 orët e fundit duke përdorur bazën logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 109 lejedrejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Policia Rrogore njofton se gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të clët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Janë evidentuar nga mjetet inteligjente dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, në qendrat e banuara. Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues. Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabura dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie. 395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës”, njoftoi Policia Rrugore.