Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ka marrëveshje edhe pse nuk ka nënshkrim. Sepse ka qenë Serbia ajo që nuk donte ta nënshkruante. Kurti foli edhe për deklaratën ‘suprizë’ të bërë dje ku tha se asociacioni bën pjesë në propozimin evropian të diskutuar në Bruksel dhe Ohër. Kurti theksoi se asociacioni dallon nga ai i miratuar në vitin 2013, përkundrazi shmangën qartësisht në Republika Srpska të dytë. Kurti tha se nuk ekziston filozofia e së kaluarës, por mbështetja në konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Kurti u shpreh se në Ohër kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të vijë si “pjellë” e Konvetës Evropaine për të Drejtat e Njeriut.

“Kosova i ka obligimet e veta ligjore. Kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet e së kaluarës. Nëse duam të njihemi dhe të trajtohemi si shtet, smund të shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare. Pra ka dalë qëndrimi i drejtë i kritikës sonë nga çdo synim nga ana e Serbisë që më herët fatkeqësisht janë aprovuar. Duhet të shkojmë përtej kritikës, tani kemi një dokument të ri në dorë dhe duhet ta shtrytëozjmë. Kjo është armë e rëndësishme për ne që duhet ta shfrytëzojmë. Me të kaluarat kemi ngecur, me këtë mund të bëjmë përpara. Duhet të pengojmë atë që ka ndodhur në Bosnjë. Dhe është për të ardhur keq që ai rast është 4 vjet para vitit 2013. Në vend se ky rast të shfrytëzoj që të parandalohej karakteri monoetnik ai është shpërfillur. Ne kemi rënë dakord për një trup mandat ligjor që do të vijë si rrjedhë e konventës evropiane. E kundërshtojmë me forcë etnonacionalizmin. Është kundër vlerave të qeverisë sonë. Tani duhet të kalojmë nga standardet e Vuçiçit te ato të KiE. Qytetari është thelbi, jo territori.”- tha Kurti në Kuvend.