Banorët e Big Brother sonte kanë mësuar për sulmin që u bë ndaj Top Channel.

Banorët panë kronikën dhe të gjithë dinamikën e ngjarjes, që tronditi opinionin publik, ngjarje e cila i mori jetën rojes Pal Kola.

Luizi i cili është banori më i përfolur ka reaguar duke lotuar, duke thënë se e njihje Pal Kolën, madje u zotua se nëse do të shpallet ai fitues, do i japë një pjesë të çmimit familjes së ti

“Ngushëllime familjarëve . Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurt se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj”- tha Luizi.