Partia Demokratike do të vijojë këtë të hënë diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve që do garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mësohet se sot, diskutimi do të bëhet për dy bashki, atë të Kurbinit dhe Vaut të Dejës. Bashkite e mëdha si Elbasani, Durrësi dhe Shkodra nuk do të kenë kandidatë.

Pritet që pas diskutimeve të ketë një konferencë të kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeajt dhe kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.

Në orën 14:00 do të mblidhet Kolegji Zgjedhor për padinë e ish kryeministrit Sali Berisha, që kërkon çregjistrimin e Alibeajt dhe regjistrimin e tij me logon e PD-së në zgjedhjet lokale.