Partia Demokratike përveçse me dy grupime tashmë është e ndarë dhe me dy seli të ndryshme.

Mësohet se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Enkelejd Alibeaj bashkë me grupin e deputetëve të tij kanë marrë ambiente të reja zyrash.

Siç shihet edhe në foto, në hyrje është vendosur logoja dhe emri i Partisë Demokratike dhe selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë Kryesisë së Kuvendit.

KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.