Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, ka konfirmuar rikandidmin e Ervin Demos në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi shkruan se vendimi për rikonfirmimin e Demos u mor në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Berat, të mbajtur këtë të shtunë.

Statusi i plotë:
Berat- Në Asamblenë e Partisë Socialiste 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝘂𝗮𝗺 𝗘𝗿𝘃𝗶𝗻 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗻 𝘀𝗶 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗶 𝘆𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝟭𝟰 𝗺𝗮𝗷𝗶𝘁. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗮 që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe 𝗴𝗮𝗿𝗮𝗻𝗰𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗲𝘃𝗲 e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë.
Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që 𝗺𝗲𝗿𝗶𝘁𝗼𝗻 𝘃𝗲̈𝗺𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝘀𝗮𝗰̧𝗺𝗲 e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.
PS është 𝗲 𝗺𝗼𝗯𝗶𝗹𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗶 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗺𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë nuk e dyshojnë as kundërshtarët tanë, por 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗲̈𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗮𝗸. Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit.