A do të mundet njeriu në një të ardhme jo aq të largët të mundë vdekjen, pleqërinë, madje edhe sëmundjen, duke shkuar drejt pavdekësisë?

Hipoteza në dukje absurde mund të bëhet realitet, sipas parashikimeve të futuristit Raymond Kurzweil, i cili profetizon fillimin e një epoke të re, të cilën ai e quan “të singularitetit”, brenda pak vitesh.

Në futurologji, singulariteti është momenti në të cilin përparimi teknologjik do të përshpejtohet përtej çdo pritshmërie, duke ndryshuar rrënjësisht realitetin tonë.

Këto parashikime ilustrohen nga një artikull i “Focus” i cili tregon momentin e fillimit të kësaj epoke të re: do të ndodhë kur qenieve artificiale “të pavarura” do t’u jepet jetë dhe do të karakterizohen nga shkrirja midis teknologjisë dhe inteligjencës njerëzore.

Ne do të përjetojmë revolucione në gjenetikë, nanoteknologji, robotikë. Dhe, falë teknologjisë së gjeneve, trupat tanë do të jenë në gjendje të qëndrojnë gjallë për një kohë të pacaktuar, premton Kurzweil.

Për të rikthyer plakjen dhe për të kuruar sëmundjen do të ketë nanoteknologji, një nga revolucionet themelore të epokës së singularitetit. Një skenar që ka aspekte interesante dhe shqetësuese, joshëse dhe tmerruese në të njëjtën kohë.