Do ketë të tjerë non grata nga Britania e Madhe, brenda vitit. Këtë deklaroi ambasadori britanik King Smith në një intervistë për Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhilli.
“Nuk ka rendesi se cfare pune apo roli dikush ka. Nese jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmene apo te tjere ata mund te specifikohen”, tha ambasadori britanik.

PYETJE-PËRGJIGJE:

PYETJE: A do kete shpallje te tjera ne listen e zeze te britanikeve apo u mjaftuat me listen e pare? Ju thate qe do te kete…

AMBASADORI KING SMITH: Ashtu siç e permenda me pare, ne do te shohim se çfare veprimesh te tjera do te ndermarrim si ne Shqiperi dhe ne rajon, edhe ne rang global sepse ne mendojme se llogaridhenia eshte e rendesishme dhe nese mundemi te kemi nje shtresezim te llogaridhenies ne shkalle nderkombetare. Mbreteria e Bashkuar ashtu si edhe vende te tjera do te ndermarre hapa per konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e ketij viti.

PYETJE: Pra do te kete shpallje te tjera non gratash brenda vitit thate. Politikane apo biznesmene? Cilet keni ne objektivin tuaj te shpalljeve?

AMBASADORI KING SMITH: Nuk ka rendesi se cfare pune apo roli dikush ka. Nese jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmene apo te tjere ata mund te specifikohen.