Papa Françesku është shtruar në një spital në Romës për shkak se ka pasur vështirësi në frymëmarrje.

Vatikani njofton se Papa 86-vjeçar ka infeksion në rrugët respiratorë. Raportohet se ai ka nevojë për “disa ditë terapi mjekësore spitalore”. Sipas Vatikanit, Papa pritet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve për disa ditë dhe nuk është infektuar me Covid-19.

Deklarata erdhi disa orë pasi Papa Françesku u dërgua papritur në spital për analiza.

Vatikani fillimisht tha se vizita mjekësore ishte planifikuar, por mediat italiane e vunë në dyshim këtë, duke raportohet se një intervistë televizive e 86-vjeçarit e planifikuar pasditen e së mërkurës por ishte anuluar në momentin e fundit.

Kjo ishte periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, me shumë ngjarje dhe shërbime të planifikuara përpara fundjavës së Pashkëve.

Një meshë e së dielës së Palmave është planifikuar këtë fundjavë dhe festimet e Javës së Shenjtë dhe të Pashkëve javën e ardhshme. Gjithashtu ka planifikuar të vizitojë Hungarinë në fund të prillit.

Pas lajmit, Presidenti Joe Biden u kërkoi njerëzve të luten për shërimin e Papës.

Papa ka përdorur një karrige me rrota muajt e fundit për shkak të problemeve me lëvizjen për shkak të gjurit.

Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar një problem të zorrës së trashë në 2021. Pavarësisht sëmundjeve të tij, Papa ka qëndruar aktiv dhe ka ndërmarrë udhëtime jashtë vendit. Ai vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut në shkurt.

Në janar, Papa udhëhoqi funeralin e paraardhësit të tij, Papa Benediktit XVI – i cili ishte Papa i parë që dha dorëheqjen vullnetarisht për shekuj.

Gjithashtu është shprehur se mund të ndërmarrë vendimin e Papa Benediktit XVI nëse shëndeti i tij përkeqësohet.