Duket se kjo javë do ketë ulje-ngritje, nëse nisni diçka të re apo një punë, duhet patur kujdes. Nuk ka vend për gabime përgjatë kësaj jave edhe pse do të jetë një javë plot me surpriza. Më tepër vëmendje duhet të ketë shenja e Luanit, pasi marrin vendime të rëndësishme dhe duhet të kenë kujdes pasi nuk ka kthim pas. Gjithashtu vëmendje përgjatë kësaj jave duhet të ketë dhe shenja e Peshores në fushën e punës dhe të dokumentacionit. Ndërsa shenjat më favorite të kësaj jave, me përfitime kolosale me mundësi të reja në shitje pronash, në ekonomi, në punë dhe karrierë janë Dashi, Gaforrja dhe Virgjëresha. Kanë pasur disa probleme kohët e fundit, por kjo javë do të jetë ideale në plotësimin e dëshirave si dhe në çështjet shpirtërore.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 27 Mars – 2 Prill 2023

Dashi

Do keni mundësi përgjatë kësaj jave të largoni veset e këqija si dhe do të bëni disa takime e biseda të rëndësishme. Është një periudhë e mirë ku ju jepen shumë mundësi në fushën e punës dhe karrierës, por duhet të tregoheni të matur dhe të kuptoni mes asaj që duhet të bëni dhe asaj që mundeni të bëni. Fokusi më i madh për ju në këto momente është stabilizimi ekonomik financiar. Do të zgjidhni çështje të rëndësishme sidomos ata që merren me biznes. Do ju jepet një mundësi e madhe për një bashkëpunim të frytshëm. 10-të ditëshi i tretë është më i favorizuar në aspektin ekonomik. Në çështjet shpirtërore lidhjet me probleme marrin fund, nisni një kapitull të ri në jetën tuaj. Ditë pozitive për të vepruar janë e hënë, e martë dhe e enjte. Lidhjet me Ujor dhe Luan janë të mbara, ndërsa vëmendje me Akrep.

Demi

Shenja e sakrificës dhe e mendimeve të rëndësishme. Një padrejtësi që ju është bërë do e fitoni. Është një periudhë mjaft e mirë, një periudhë që vërtetë ka ndikime të forta në fushën e punës, karrierës dhe besimit. Do të keni një ofertë që ka të bëjë me një post pune i cili do ju sjellë shumë para, respekt dhe prestigj. Por, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të detajuar në vëzhgimin e kësaj oferte pasi ka një kleçkë dhe një problematikë. Mos merrni si të mirëqenë gjithçka që ju thuhet, kujdes me firmosjet që mund të bëni përgjatë kësaj jave. Ditë pozitive janë e mërkurë dhe e premte, ndërsa dita e shtunë është pozitive për blerje. Ju që jeni në pritje të një pune të re apo që dëshironi të lëvizni nga puna aktuale është një moment i mirë për nisje të reja apo për ndryshime pozitive. Nëse keni për të firmosur një dokument bëjeni ditën e hënë. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Luan janë favorite, ndërsa një njohje të re e keni me Akrep.

Binjakët

Shenja e përpikmërisë dhe realitetit. Me sa duket pas një kalvari vuajtjesh në fushën e punës, në disa thashetheme që kanë ndikuar tek ju, por që të tjerët nuk arritën qëllimin, drita do duket për ju në fund të tunelit. Kjo do të jetë një javë perfekte për ju, mos lini asnjë moment të saj pa shfrytëzuar. Një punë shumë të rëndësishme do e zgjidhni të hënën, të enjten ose të premten. Është një periudhë shumë e mirë për të gjithë Binjakët, do flitet shumë për ju dhe do arrini aty ku dëshironi. Jeni në kohën e duhur për të nisur gjëra të mëdha, edhe pse të tjerët mund të mos bien dakord me ju, ju e keni vendosur dhe nuk do ketë kthim pas për vendimet që do të merrni. Një punë e dytë mund t’ju ofrohet nga mesjava. Koha më e përshtatshme për Binjakët për takime e bisedime këtë javë do të jenë paraditet me ndikime të mira planetare. Një çështje dokumentacioni zgjidhet përgjatë kësaj jave. Në fushën shpirtërore me Bricjap dhe Peshore ka ndikime pozitive planetare.

Gaforrja

Shenja e fillimeve të reja dhe ekonomisë së stabilizuar. Edhe pse kanë patur një periudhë aktive në punë, Gaforrja futet në ato shenja të cilat janë favorizuese në fushën e punës. Duket se tani është një moment shumë pozitiv për Gaforret sidomos në lidhje me punë të reja, me oferta dhe mundësi, por është mirë që të shikoni me kujdes dhe vëmendje çdo ofertë që ju bëhet. Është një periudhë tani deri në fund të Qershorit, dhe kjo në përgjithësi për të gjitha shenjat, nuk është mirë që të lëvizni nga një vend pune në tjetrin. Një kohë e mirë në stabilizimin ekonomik, nismat e reja ju favorizojnë përsa i përket vendimeve të rëndësishme që do merrni tani e tutje. Kjo periudhë me shumë ndikime ju drejton në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, përsa i përket vendimeve madhore. Në anën shpirtërore duhet të tregoheni pak më të kujdesshëm. Favorite duken kombinimet Gaforre-Peshk dhe Gaforre-Dem.

Luani

Është shumë e rëndësishme ajo që do të bëni tani e tutje sepse marrja e vendimeve të rëndësishme do të jetë kyçi i suksesit tuaj. Nga sot deri të enjten paradite do të merrni një dokumentacion të rëndësishëm. Jeni shumë kuriozë të dini se çfarë të tjerët mendojnë për ju, e keni ndjerë veten të vëzhguar në punën tuaj, ka ardhur momenti të dini pikërisht se çfarë doni të bëni dhe ku dëshironi të arrini. Është një periudhë ku ju mund të arrini majat në lidhje me punën, me karrierën apo me ndryshime të mëdha që pritet të keni. Kjo javë nëse jeni të vëmendshëm ju jep momentet dhe mundësitë më ideale për të vepruar me zgjuarsi dhe maturi. Dita e diel do të jetë një ditë shumë e mirë si për bisedime ashtu dhe për udhëtime. Në çështjet shpirtërore favorite janë marrëdhëniet me Shigjetar, Peshk dhe Peshore e 10-të ditëshit të dytë.

Virgjëresha

Shenja e dhembshurisë dhe dashurisë reale. Për Virgjëreshat duket se tani është një moment kyç për jetën tuaj. Është një moment kur duhet patjetër të merrni një vendim të rëndësishëm sa i takon punës tuaj dhe anës ekonomike-financiare. Kjo javë për ju do të ketë uljet dhe ngritjet e veta. Duhet të bëni më shumë kujdes në ekonominë, do të zgjidhet një çështje që ju ka munduar kohët e fundit dhe do t’ju kthejë buzëqeshjen. Për ju nuk ka asgjë të pazgjidhshme, nëse merrni përsipër diçka atë e çoni deri në fund. Është pikërisht kjo kohë që ju bën që të shfaqni gjithë potencialin tuaj dhe ju jep mundësinë perfekte për të zgjidhur gjithçka. Vetëm duhet të jeni të kujdesshëm dhe të anashkaloni çdo debat të mundshëm përgjatë kësaj jave. Në çështjet shpirtërore kujdes nga debatet e dashurisë. Lidhjet me Ujor dhe Dem janë pozitive.

Peshorja

Shenja e përputhshmërisë në punë dhe ekonomi, dinë shumë mirë t’i përgjigjen kërkesave në role drejtuese. Jeni ju pa janë të tjerët, mos e nënvlerësoni veten. Peshoret janë mjaft të dhëna pas punës, por kanë harruar diçka që është më e rëndësishmja që është jeta. Mos punoni më shumë se ç’duhet, mos u bëni lakmitarë, pasi keni lënë shumë pas dore shëndetin tuaj. Është shumë e rëndësishme koha kur ndodhin fenomenet, nëse keni ndër mend për të nisur një punë ose keni kohë që e mendoni, mirëpo nuk ka ardhur momenti akoma, dhe vjen një moment që zgjidhet pa u kuptuar. Ndonjëherë duket se gjërat janë të vështira për t’u zgjidhur por mos u shqetësoni, pasi kjo do të thotë se thjesht nuk ka ardhur momenti. Nëse keni për të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm ditë me shumë ndikim është e martë, e mërkurë dhe e enjte, sidomos nëse bëhet fjalë për një çështje ligjore apo dokumentacionesh. Është momenti ideal në zgjidhjen e çdo problemi apo konflikti që keni patur apo keni. Një punë që e keni lënë pas dore është mirë që t’a mbyllni tani. Në anën sentimentale vëmendje me Gaforre dhe Peshk të 10-të ditëshit të dytë.

Akrepi

Shenja e miqësisë dhe zgjuarsisë. Akrepi miq të vjetër mban, miq të rinj kërkon, është shumë i zhvilluar në mënyrat që ai vepron. Lum ata që kanë Akrep në punën e tyre, Akrepët janë mistikë ata dinë të mbajnë dhe ruajnë sekrete, janë të besës në çdo aspekt, edhe pse të tjerët nuk duan shpesh të përballen me ta. Çdo shenjë ka armën e vet të mbrojtjes apo armën më të fuqishme të karakterit dhe Akrepët armën e tyre dinë t’a përdorin më së miri. Kjo periudhë është shumë e mirë dhe pozitive sa dhe ju vetë do befasoheni. Ditët më perfekte janë e hënë, e martë dhe e premte paradite. Në fushën shpirtërore gjithçka shkon shumë mirë, është një javë e qetë dhe e mbarë për ju.

Shigjetari

Rritje ekonomike, dashuri të reja dhe miqësi të përhershme. Shigjetari krijon atmosferë, jep mundësi, nuk mban hatërmbetje. Të tre 10-të ditëshat e Shigjetarit janë ndër shenjat më analizuese. Kjo periudhë është mjaft e mirë për Shigjetarët me ndikime pozitive, me mundësi të mëdha në fushën e punës, në rritjen e të ardhurave. Dihet që ekonomia është fokusi më i madh i Shigjetarëve, për ta kurrë nuk mbarohen paratë, pasi duket se ajo i “ndjek” ata. Por, gjithsesi mos u tregoni shumë dorëshpuar, kujdes me shpenzimet dhe harxhimet e tepërta këtë periudhë. Në fushën e punës dukeni të stabilizuar, pa asnjë shqetësim, do të jetë një javë e qetë në këtë drejtim. Dita më pozitive është dita e enjte, pasi ndikohet nga Jupiteri, guvernatori juaj. Në çështjet shpirtërore kujdes me Peshk, Virgjëreshë dhe Binjak, e keni lenë pak pas dore dashurinë.

Bricjapi

Shenja e ekonomisë dhe sigurisë për të ardhmen. Bricjapët duket se në këtë periudhë kanë në dorë çelësat e së ardhmes në fushën ekonomike. Është pikërisht kjo javë pikënisja e zhvillimeve të reja që do keni tani e tutje. Bricjapët janë pak qejfmbetur, por ka ardhur koha kur ata të marrin një kthesë dhe një ndryshim pozitiv në jetën e tyre. Keni qenë pak në dilema këto kohë në lidhje me ekonominë tuaj, shumë pyetje i keni drejtuar vetes për atë që doni të bëni, por është shumë e rëndësishme të veproni në momentin dhe kohën e duhur. Çdo gjë mund të ndodhi, çdo gjë mund të arrihet falë zgjuarsisë dhe maturisë. Nëse keni diçka për të zgjidhur, një takim apo bisedime të rëndësishme ditë me shumë ndikim janë e hënë, e mërkurë dhe e enjte. Në çështjet shpirtërore keni pasur disa dilema. Diçka e re pritet të vijë në fushën e dashurisë, një njohje e re mund të rezultojë pozitive.

Ujori

Shenja e stabilizimit dhe vazhdimësisë së të shkuarës. Disa çështje apo punë të së shkuarës dalin tani në pah dhe kjo është koha më e mirë për të mbyllur çdo çështje të pa zgjidhur apo të lënë të hapur që keni patur me punën, me ligjin, me takime apo me vendime. Por a jeni vallë gati të përballeni me të nesërmen? Nuk keni kohë për të humbur, ju i keni të gjitha mundësitë për të zgjidhur gjithçka, mbyllini problemet e së shkuarës dhe do të shikoni që do të ecni në të ardhmen shumë më të sigurtë. Është një moment ky shumë pozitiv në këtë drejtim, ndaj mos lini asnjë moment të kësaj jave pa vepruar. Stabilizimi ekonomik duket i mbarë, pa asnjë problem. Ditë me ndikim pozitiv janë dita e hënë, e enjte dhe e diel. Në çështjet shpirtërore ndikime pozitive me Gaforre dhe Peshore, ndërsa vëmendje kërkohet me Luan.

Peshqit

Shenja e ndryshimeve, e statistikave të mëdha. Edhe pse përgjatë kësaj jave do ju anullohet një udhëtim, mos u mërzisni pasi kjo është në favorin tuaj. Keni një ndikim shumë të madh për ndryshime. Kjo javë është mjaft e mirë pasi do të zgjidhni një problem të vogël që ju ka shqetësuar, zgjidhni një problem që ka të bëjë me anën e punës. Takimet e punës është mirë t’i bëni ditën e hënë, ditën e mërkurë dhe të premte. Peshqit kanë një jetëgjatësi në nismat e reja që ndërmarrin, çdo gjë e marrin me shumë energji dhe e çojnë para falë vullnetit të tyre. Kjo javë duket se do jetë perfekte për ju, është momenti më i mirë i mundshëm me shumë mundësi për të mbyllur probleme të së shkuarës dhe për të nisur me ndryshime dhe nisma të reja. Në fushën shpirtërore perfekt jeni me Peshk dhe Virgjëreshë, ndërsa vëmendje me Gaforre dhe Shigjetar, kujdes nga grindjet.