Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në nominim dhe njëra prej tyre pritet të largohet sonte (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania.

I përfshirë në këtë mes është edhe partneri i moderatores së njohur, artisti Luiz Ejlli, pasi e ka thënë disa herë se e do Kiarën në finale.

Gjatë ditës së sotme derisa prezantuesja po bënte gati valixhet, ylli nga Shkodra është parë duke qarë.

Ai beson se Tito është më e rrezikuar në këtë nominim dhe se mes tyre do të dalë ajo.

Kjo ka bërë që të mërzitet Luizi meqë me Kiarën kanë krijuar një afrimitet të madh.