Dhjetëra mijëra familje amerikane po përballen me probleme të rënda dhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të ashpër që ka goditur shumicën e shteteve ditët e fundit.

Konkretisht, pothuajse gjysmë milioni familje, mbi 400,000, vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike, për shkak të stuhive, përmbytjeve, reshjeve të borës dhe erërave të forta.

Kalifornia dhe shumë shtete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Gati një metër borë ka mbuluar pjesë të Nju Jorkut, si dhe New Hampshire dhe Massachusetts.
Megjithatë, dukuritë ekstreme duket se po zbuten gradualisht, por dëmet mbeten.

Stuhia që përfshiu juglindjen solli dëborë si dhe erëra me shpejtësi deri në 40 milje në orë. Në të njëjtën kohë, qindra shkolla dhe biznese u mbyllën. Nju Jorku edhe disa qarqe në New Jersey kanë lëshuar një paralajmërim alarmi emergjent.