Moti këtë fundjavë do të sjellë të papritura, pasi do të këtë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Gjatë edicionit informative u zhvillua një lidhje direkte me Hakil Osmanin nga MetoAlb për të mësuar më shumë rreth temperaturave dhe motit për këtë fundjavë.
“Kjo fundjavë parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe e ngrohtë. Dita e shtunë do të sjellë vranësira më të shpeshta të cilat do të gjenerojë reshje shiu. Dita e dielë mbetet me vranësira dhe reshje por në sasi shumë më të pakta.

Për sa i përket temperaturave të ajrit parashikohet që të shtunën të ketë rritje në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të luhaten në 4 apo 5 grandë Celsius ndërsa maksimumet do të kenë një rënie të tyre duke arritur vlerat jo më shumë se 19 gradë. Ditën e shtunë erërat do të arrijnë deri në 65 km/h duke sjellë një det të trazuar”, tha ai.
Njëkohësisht java do të nisë me temperature të ulëta, të cilat do të arrijnë deri në -1 në vendet malore.
“Javën që vjen temperaturat do të jenë në rënie duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të zbresin deri në -1”, shtoi më tej Osmani.