Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Shqipëri, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por mundësit për reshje janë 0. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat
Veriore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.