Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë për Abc News, komentoi mosregjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 Majit. Lidhur me këtë ka pasur akuza nga ana e PD-se se vendimi që ka marrë ishte politik. Sipas Minxhozit, nuk është është KQZ ajo që duhet t’i japë drejtim problemit të brendshëm të PD por gjykata.

“Nuk dua ta shkarkoj nga përgjegjësitë e veta komisionerin. Por dua ta them një gjë. Nuk mundet një institucion që lexon vetëm procedurën të ndajë sherret mes krahëve. Është jashtë kompetencave të KQZ. Duhet ta kishte bërë gjykata, që në mënyrë hileqare dhe me truke procedurale, arritën që sherrin e pazgjidhur, këtë lloj situate kaotike, nuk e zgjidhi dot.

Celibashit nuk i takon ta zgjidhë”, tha ai.