Krahasimi mes edicionit të parë dhe të dytë të “Big Brother Vip Albania”, është i pashmangshëm. Njerëzit janë të ndarë në mendime, ku disa preferojnë edicionin e parë, ndërsa të tjerë atë të dytin.

Një mendim lidhur me këtë gjë e ka dhënë edhe një ish-banore e “Big Brother Vip 1”, e cila arriti thuajse në finale të reality-shoë-t. Bëhet fjalë për aktoren Monika Lubonja, e cila në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, u pyet: “Big Brother Vip 1” apo “Big Brother Vip 2?” Unë them 1-shi ishte shumë i bukur dhe me konkurrentë shumë të mirë.”

Zgjedhja e saj ishte shumë e qartë: “Big Brother Vip 1”. Në përgjigjen e saj, Monika renditi edhe aryset se pse zgjedh edicionin e parë të formatit.

“Mendimi im është: “Big Brother Vip 1”, kishim konkurrencë, kishte shpërthime, po kishim edhe zënka, por mbi të gjitha kemi qenë më njerëzorë me njëri-tjetrin. Kishte mesazhe, kishte atmosferë, tregonim historitë tona nga jeta dhe puna jonë, kishte më shumë spektaklël. Dhe mbi të gjitha transmetonim tek publiku të qeshura dhe lojërat tona të pafundme. Pra jemi më të mirë, se më të mirë se ne nuk ka…”- shkroi Monika Lubonja në Instagram-in e saj.