Franca është e përfshirë nga protestat e dhunshme, kundër reformës së pensioneve. Një ditë me parë protestat degjeneruar në përleshje në të gjithë vendin, ku të paktën 457 persona u arrestuan dhe rreth 441 oficerë mbetën të plagosur.

1000 kosha plehrash u dogjën në kryeqytetin francez gjatë aksionit të një dite më parë. Mes grevës njëjavore, koshat janë bërë simbol i protestës.

Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

Protestat kanë marrë mbështetje edhe përtej kufijve të Francës. Në Greqi, qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës franceze në Athinë të enjten për të treguar solidaritet.

Protestuesit brohorisnin parulla dhe mbanin pankarta që shkruanin “Macron, demokracia jote varet nga nëntë vota” dhe “Nga Greqia: fitore për punëtorët e Francës”.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme më shumë se një milion qytetarë dolën në të gjithë Francës, kundër reformës për rritjen e moshës së pensionit.