Shqipëria ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje me Italinë për energjinë elektrike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se përmes kësaj marrëveshje, Shqipëria do të marrë hua nga Italia 35 milion euro.

Gjithashtu ajo theksoi se nëpërmjet këtij projekti synojnë që të përmirësojnë sistemin e shpërndarjes në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë

“Me anë të marrëveshjes të nënshkruar me Italinë, shteti shqiptar do të marrë një hua prej 35 mln euro dhe përmes kësaj huaje ne do të zhvillojmë një projekt që konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes konkretisht në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujës.

Kështu do u ofrojmë institucioneve që të ofrojnë një shërbim cilësor në përmirësimin e energjisë elektrike. Energjia ka qenë objektiv parësor i qeverisë shqiptare. Vëmendje të veçantë i është kushtuar shpërndarjes, është ai që ndikon direkt në jetën e qytetarëve”- tha ajo.