Luiz Ejlli duket se e ka menduar edhe “Planin B” në qoftë se nuk e fiton Big Brother-in.

Ai ka shprehur dëshirën se nëse nuk del fitues nga ‘Big Brother VIP Albania’ do të provojë ‘Grande Fratellon’.

Luizi bëri të ditur se me italishten është shumë mirë, madje shtoi se me batutat është edhe më mirë se në gjuhën shqipe.

Po ashtu, ai tha se nëse do bëhej pjesë e atij “reality-show” do kishte mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Itali, pasi janë shumë.

“E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Granre Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash”, ka thënë ai.