Kryeministri i Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në takimin e mbajtur në Bruksel në Këshillin Evropian, “riafirmuan vendosmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus dhe mirëpritën marrëveshjen e arritur për furnizimin e ukrainasve me municion dhe raketa që u nevojiten.

Ndërkohë trupat ruse bombarduan katër komunitete në Sumy Oblast (Novoslobidske, Bilopillia, Velyka Pysarivka dhe Hlukhiv). Kjo është raportuar nga Kyiv Independent duke cituar administratën rajonale të rajonit Sumy. Nuk raportohet për viktima apo dëme.
Sumy, i cili kufizohet me Rusinë në verilindje, është bombarduar çdo ditë nga rusët që kur ushtria ukrainase e çliroi atë në prill 2022.