Kryetari i bashkisë Kolonjë Z.Erion Isai ka bërë zyrtare emrat e këshilltarëve që do të jenë pjesë e ekipit të PS në zgjedhjet e 14 Majit.

Ky ekip do të drejtohet nga artistja e madhe Bylyre Jashari, e cila është e para në listën e kandidatëve kolonjarë, e cila tejkalon bindjet politike.

Doktor Ilir Milo është një tjetër qytetar i devotshëm kolonjar, me kontribut të veçantë në sektorin e shëndetësisë.

Pjesë e listës janë mësues, studentë, mjek, artistë, infermierë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, duke dashur kështu që kjo listë të jetë gjithëpërfshirëse dhe sa më afër kolonjarëve në qytet dhe çdo fshat përreth.

Më poshtë keni keni videokonferencen e kryetarit Erion Isai. https://fb.watch/jyUbLVZcV6/