Ditën e sotme banorët e Big Brother VIP kanë pasur mundësi të komunikojnë me familjarët. Dea u përlot sapo dëgjoi zërin e mamasë së saj, Lorit. Ajo bëri biseda të përgjithshme me nënën e saj dhe i tha se ndjen shumë mall për të.

Lori: Kush të ndau ty prej meje?

Dea: Big Brother.

Lori: Nuk dua të prekesh kur flet me mua.

Dea: Jo nuk prekem. Ja nuk qaj më. Ti thua të rri?

Lori: Të të bëj një pyetje?

Dea: Po.

Lori: Cilat sfida ke lënë ti në mes?

Dea: Agjë nuk kam lënë.

Lori: Athëhere. Jepi forca, për kaq sa ka ngelur.

Dea: Jeni krenarë për mua?

Lori: Ti e di që unë jam krenare për çdo gjë që ti bën. Dhe babai edhe nëna.