Eshte rikthyer me kapacitet te plote faqja zyrtare e instagramit e banorit me te komentuar ne BBVA Luiz Ejlli, e cila paraditen e sotme rezultonte pa asnje ndjekes.
Nese pas nderrimit te adreses dhe marrjen nen menaxhim nga ana e motres Ina Ejlli, mbreme pati renie drastike nga 639 mije ndjekes, ne 630 mije te tille, sot ka rikuperuar me shpejtesi kur pas ores 14.00 ka mberritur ne 637 mije, nderkohe qe per 30 minuta u shtuan nje mije te tille, duke mberritur ne 638 mije
Të gjithë fansat e Luiz Ejllit dhe ndjekësit besnikë të “Big Brother VIP” vunë re diten e djeshme një ndryshim të papritur që ndodhi në rrjetin social Instagram të këngëtarit, profil i cili që me nisjen e reality show-t ka mbledhur më shumë se 600 mijë ndjekës.
Kështu, ky profil ndryshoi emrin në Ina Ejlli, që është motra e Luizit, po ashtu edhe foton e profilit, ndërsa video-t dhe përmbajtja mbetën të njejta.

Faqja e tij e Instagramit me më shumë se 600 mijë ndjekës nuk ekziston më ditën e sotme. Luizit i është mbyllur llogaria. Nuk dihet nëse ky vendim është marrë nga motra dhe familjarët e tij, apo nga sulmet për t’i vjedhur profilin.