Jurgena Tusha është vajza që i menaxhon Instagram Luizit, deri para pak ditësh, teksa shpesh në median rozë është aluduar se ajo ka qenë ish e dashura e Luizit, dyshime të nisura dhe nga disa deklarata të Luizit në Big Brother Vip.

Por, Kiara duket se nuk i ka kushtuar aspak rëndësi emrit të “Genës” si brenda shtëpisë së BBV, por edhe pas daljes, për t’u interesuar më shumë se kush është ajo.

E pyetur ditën e sotme në “Big Brother Fun Club”, Kiara mbeti paksa e habitur dhe mendoi se flitej për Genën, tezen e saj, dhe më pas tha se nuk ka informacion për këtë pjesë.

Biseda

A more vesh më shumë për Genën e Instagramit, ça mendon?

Kiara: Kush është Gena e Instagramit? Tezja?

Megi Pojani: Ta ka përmendur Luizi disa herë, është vajza që mban Instagramin e Luizit jashtë. Pastaj Luizi e ka përmendur në një tjetër moment, nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person ose jo, ku i është referuar si ish e dashura e tij Jurgena.

Kiara: Jo nuk kam informacion për këtë pjesë, të them të drejtën, nuk di ça bëhet, nuk e di.