Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur me qëllim të mirë në Ohër për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë për normalizimin e mardhënieve. Mirëpo, ka shtuar se derisa nuk ka tekst të përfunduar për planin e zbatimt nuk mund të ketë marrëveshje.

Nga Ohri, pak para takimeve me shefin e diplomacisë se BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Lajçak, Kurti tha se ka ardhur këtu për bisdime për marrëveshje dhe jo bisedime për bisedime.

“Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve…Përveç se jam optimist kam ardh me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit. Në këtë mënyrë të rrumbullaksojmë marrëveshjen për normalizim” , tha ai.

Kurti theksoi se ai është për dialog serioz dhe të hapur që duhet të reflektojë në marrëveshje.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit pasi nuk ka tekst të përfunduar. Derisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të përfundim të bisedimeve. Derisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje…unë jam këtu per dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë me marrëveshje. Marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.

Parapraksiht, Kurti tha se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Pedarovski.