Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Athinë, ku çelur një ekspozitë personale të quajtur “Improvisations” në kryeqytetin grek.

Ekspozita e kryeministrit Edi Rama përmban 33 punime të krijuara gjatë punës së tij të përditshme që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.

Ekspozita u inaugurua prej ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili e vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.