Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dyshja e dashuruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Dy të nominuarat e kësaj jave, Olta dhe Kiara mbrëmë kanë darkuar së bashku.

Darkën e tyre e kanë shoqëruar edhe pyetjet e përgaditura nga ‘Vëllau i madh”.

Çfarë do kishe bërë nëse do fikeshin kamerat për 60 minuta?, ishte një ndër pyetjet që duhet t’i përgjigjeshin ato.

Për habinë e të gjithëve, Kiara deklaroi se nëse kamerat do të fikeshin për një orë ajo do të bënte dashuri me Luizin në “BBV”.

Olta e cila gjithashtu u surprizua nga përgjigjja e Kiarës, deklaroi se ajo 60 minuta pa kamera do të shikonte si ajo dhe Luizi do të bënin dashuri.

Kujtojmë që një javë më parë teksa Luizi dhe Kiara qëndruan vetëm për vetëm në suitë, u ngacmuan pse nuk ndodhi diçka më shumë mes tyre.