Kiara Tito ka vendosur të fshijë çdo ‘gjurmë’ të Butrint Imerit. Pasi u eliminua nga “Big Brother Vip” të shtunën moderstorja ka fshirë edhe postimin e saj me Butrintin në Instagram.

Fotoja në fjalë ishte një fragment në klipin e Butrint Imerit, ku Kiara ishte protagoniste.

Në intervistën e saj të parë pas përfundimit të “Big Brother Vip”, Kiara Tito u pyet edhe në lidhje me mbështetjen që Butrint Imeri i kishte dhënë, kur ajo ishte pjesë e Big Brother, por Kiara tha prerazi se nuk donte të fliste më për të:

“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht”, u shpreh Kiara.